“Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit në 40%”- Bardhi: Rama i etur për pushtet!

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Bardhi tha nga foltorja e parlamentit se kjo qeveri ka rritur tarifën e korrupsionit në 40%.

Në fjalën e tij, Bardhi tha se Rama është i etur për pushtet, ndërsa teksa iu referua arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë u shpreh se “Ministrja duhet të japë dorëheqjen”.

Sipas tij ky rast korrupsion në dikasterin e ministrisë së Drejtësisë nuk është i izoluar.

“Këto ditë mësuam se qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Nga një tender modest 8 milionë lekë i ministrisë së Shëndetësisë kuptuam se tarifa e korrupsionit ka shkuar 40%.

Kur kryeministri hyri në politik njihej si mister 10 përqindëshi.

Sot kemi një kryeministër me etje për pushtet. Sa me e madhe dëshira për pushtet aq më i madh është korrupsioni.

40% vjedhin këta vetëm me një tender. Por duan që populli të besojnë se ky është një rast i izoluar se këta nuk janë të gjithë hajdutë.

Populli thotë se peshku qelbet nga koka.

Rama jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionin po ka shkatërruar sistemin demokratik”, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

Zjarr Tv Ad