“Qeveria keqmenaxhon fondet”, kreu i KLSH-së: Shqetësuese situata me shpërdorimin e buxhetit

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në raportimin e tij vjetor për aktivitetin e institucionit që drejton, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu deklaroi se shqetësim kryesor mbetet keqmenaxhimi i fondeve publike nga qeveria.

Ai shtoi se qeveria shmang përgjegjësinë dhe llogaridhënien.

“Bazuar në zbulimet e auditimeve të institucionit për vitin 2021 shkeljet në dëm ekonomik dhe parregullsi dhe shkelje financiare fatkeqësisht tregojnë se aktiviteti qeverisës vazhdon të shfaqë problematika në keq administrimin dhe keq menaxhimin e fondeve dh të pasurive publike duke shmangur përgjegjësinë dhe llogaridhënien”, tha Shehu.

Zjarr Tv Ad