Qeveria merr vendimin e çuditshëm: Hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për të gjitha instucionet e administratës shtetërore

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njoftoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që për të gjitha institucionet në varësi të këshillit të ministrave, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë. Sipas Manjës, kjo bëhet me qëllim lehtësimin e stokut të dosjeve në Gjykatë, ndërsa përllogaritet që numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore të jetë nga 3-4 mijë.

Ulsi Manja:

Mirëdita të gjithëve, këshilli i ministrave ka përcaktuar procedurën ligjore, për heqjen dorë nga rekurset e depozituara në Gjykatën e Lartë dhe të pashqyrtuara akoma, nga administrata në Këshillin e Ministrave.

Synojmë që të lehtësojmë punën e Gjykatës së Lartë, prej katër vitesh stoku i dosjeve është raportuar problematik, ka ardhur dhe është rënduar, pas boshatisjes së kësaj gjykate për shak të Vetingut.

Nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, janë në detyrë 13 prej tyre, ka nisur lehtësimi i stoqeve, edhe për shkak të përcaktimit një plani të qartë pune. Stoku i dosjeve vazhdon dhe mbetet problem. Ky udhëzim i drejtohet të gjithë administratës në varësi të këshillit të ministrave, dhe kompanive ku ka më shumë se 50% të aksioneve nga shteti, që të heqin dorë nga këto rekurse.

Do të hiqet dorë nga çështjet me natyrë administrative, apo kontrata pune. Kushti i vetëm për heqjen dorë nga rekurset. Një grup tjetër do të jenë paditë pa objekt, apo paditë që nuk garantojnë sukses në Gjykatën e Lartë, për shkak të vendimeve unifikuese që gjykatat kanë mbajtur më herët.

Me këtë udhëzim, Gjykata e Lartë pritet të lehtësohet nga 3800 dosje, 1 mijë të tjera janë në shqyrtim, nëse duhet të hiqet apo jo dorë. Kushti i vetëm për heqjen dorë, ka të bëjë me vlerën e disponimit të Gjykatës, që nuk duhet të jetë më shumë se 40 fishi i pagës minimale.

Zjarr Tv Ad