Qeveria merr VENDIMIN: Hiqen biletat në formatin e shtypur për transportin ndërqytetas, ja si do të veprohet

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,pas përfundimit të mbledhjes së qëverisë, ka bërë me dije se është marrë vendimin ëpr heqjen e biletës në format të parashtypur.

Sipas ministres prerja e biletave do të bëhet online përmes sistemit të fiskalizuar dhe ky proces do të kryhet nga agjencitë e autobusëve

Ky projektligj sjell disa risi të rëndësishme, hiqen biletat në format të parashtypur. Prerja e biletave do të bëhët në mënyrë online, përmes sistemit të fiskalizimit. Prerja e biletave do të bëhet nga agjencia e autobuzëve.   Biletat në format elektronik do të gjenerohen nga platforma elektronike.

Projetkvendimi i dytë për transportin urban ka të bëjë me kompensimin, si pjesë e paketës anti-krizë. Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, qeveria ka vendosur që pjesë të Paketës së rezitencës të bëjë edhe kompensimin me 100 lekë për litër.

I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces. Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj. 98% e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dh epo mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim. Po punojmë për përmirësimin e flotës apo për të pasur dhe një flokë të re.’- tha Balluku.

Zjarr Tv Ad