Qeveria merr vendimin për fashën 800 kWh, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë muajit nëntor

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fasha prej 800 kilovatësh nuk do të aplikohet as për muajin nëntor. Njoftimi është bërë pasditen e sotme nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se shifrat e konsumit për muajin tetor janë domethënës ndërsa shton se janë marrë në konsideratë edhe parashikimet e motit për reshje në vijim dhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar.

“Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë

Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI”, shkruan Rama.

Në një deklaratë për mediat, zv/kryeministrja Belinda Balluku dha një shpjegim të detajuar për këtë vendim të qeverisë. “Në rast se të gjithë bashkë vendosim të kursejmë qeveria shqiptare është e vendosur të mos ekspozojë asnjë abonent ndaj fashës pre 80 kilovatësh”, deklaroi ministrja.

Zjarr Tv Ad