Qeveria miraton bonusin e festave të fundvitit, sa para do jepen për familjet me ndihmë ekonomike

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të shpërndarë bonusin e përhershëm në festat e fundvitit. Këtë herë, personat me aftësi të kufizuar të dhe familjet që marrin ndihmë ekonomike do të marrin një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra. Ndërsa për pensionistët nuk kishte ndonjë komunikatë të shtuar, kështu që mbetet në fuqi bonusi i përvitshëm prej 50 mijë lekësh të vjetra.

Ndërsa po të krahasojmë bonusin e dhënë nga qeveria e Kosovës për pensionistat, Shqipëria mbetet shumë mbrapa. Kjo sepse pensionistët në Kosovë kanë marrë një bonus prej 100 eurosh që në muajin nëntor dhe pritet që njësoj të veprohet edhe për muajin dhjetor në festat e fundvitit.

Zjarr Tv Ad