Qeveria mos ta përdorë krizën për të fshehur dështimet, eksperti i pushtetit vendor: Buxheti që u jep bashkive është shumë i vogël

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, ka dhënë një intervistë për Fax News lidhur me kapacitetet që kanë bashkitë e vendit, për të përballuar kriza të cilat janë paralajmëruar nga qeveria. Eksperti tha se si fillim duhej parë mirë nëse kjo ishte vërtetë një krizë, apo thjesht deklaratë politike e përdorur nga qeveria për të bërë të mundur fshehjen e dështimeve në fusha të caktuara. Më tej, Haxhimali shtoi se bashkitë nuk kishin kapacitete për të përballuar kriza të ndonjë formati të caktuar, ashtu siç nuk ishin të përgatitura për të përballuar gjendjen e krijuar nga tërmeti dhe nga pandemia.

Sipas tij, qeveria duhet të akordojë një buxhet më të madh për bashkitë dhe të mos bëjë të duket sikur çdo gjë po bëhet nga pushtetit qëndror, por të lërë hapësira me të cilat mund të merret pushteti vendor dhe të ketë një koordinim dhe menaxhim më të mirë.

Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor:

A mund ta përballojnë bashkitë krizën?

Bashkia nuk është e përgatitur sa duhet për të përballuar kriza të tilla të cilitdo formati. Duhet të pranojmë një fakt që krizat ndodhin dhe nuk i marrin leje askujt. Kur krizat janë globale pa diskutim që impakti bie mbi të gjitha shtetet. Por së pari ne duhet të shohim mirë nëse kemi të bëjmë me një krizë dhe jo me anë të deklaratave poltiike. Sido që të jetë qeveria nuk duhet të justifikojë dështimet e saj duke u fshehur pas krizës. Qeveria duhet të ketë aftësi për të përballuar krizën duke e decentralizuar dhe jo duke e përmbledhur në rolin e saj në mënyrë që të marrë meritat për zgjidhje të krizës. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Për hir të së vërtetës, përballimi i fatkeqësive natyrore, sic ishte rasti i tërmetit apo pandemisë, bashkitë shqiptare nuk i gjeti të përgatitura mirë. Por për rastin e tërmetit, pjesën e tyre të punësve sic ua jep ligji e kanë bërë mirë. Pjesën për rikuperimin e situatës, për ndërtesat kolektive, ka pasur probleme. Bashkitë nuk kanë kapacitetet për të përballuar këto lloj krizash. Buxheti që qeveria qëndrore ju jep bashkive, është shumë e vogël, vetëm 1% e GDP-së por për rastin e tërmetit, qeveria duhet të kishte qenë më bujare të kishte dhënë më shumë fonde për bashkitë që të merreshin me këtë proces. Menaxhimi i krizave në nivel vendor ka nevojë për koordinim, për menaxhim dhe për paketa financiare të dhëna nga qeveria.

Zjarr Tv Ad