Qeveria ndryshon në fshehtësi hartën territoriale, reagon Shoqata e Bashkive: Akt anti-kushtetues

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria ka ndryshuar hartën territoriale, të miratuar nga Parlamenti në vitin 2016, me një vendim të marrë 10 ditë më parë, të mbajtur në fshehtësi. Vendimi i përket datës 29 maj, një ditë para se Edi Rama të niste fushatën.

Siç rezulton nga verifikimet në hartat e reja që janë përditësuar, ka shumë ndryshime në disa bashki.

Më e privilegjuara, besohet se është Tirana, që raportohet se ka marrë teritore të reja nga bashkitë fqinje, nga Kamza e Peqini. Por, më e diskriminuara, është Bashkia e Rrogozhinës.

Lidhur me këtë akt ka reaguar edhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e cila përmes një deklarate, shpreh shqetësimin e saj duke u shprehur se akte të tilla bëhen vetëm me ligj që kalon nga Parlamenti dhe jo me Vendim qeverie, si në rastin konkret.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (ShBSh) ka marrë kërkesa nga media dhe aktorë të ndryshëm për të bërë një sqarim mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 360/2019.

Në respekt të misionit tonë si shoqatë por edhe të gjithë atyre që na besojnë si profesionistë,për të hedhur sa më shumë drite mbi këtë rast sqarojmë si më poshtë:

  1. Përcaktimi i kufijve administrativë të njësive të qeverisjes vendore në VKM 360/2019 është miratuar vetëm nga Qeveria me një vendim të saj, ndërkohë që formalisht duhet të miratohet përmes një ligji, i cili duhet të kalojë në parlament dhe nuk mund të kryhet thjesht me një vendim të qeverisë, pasi cënohet uniteti administrativ-territorial i Njesisë së Qeverisjes Vendore.
  2. Sjellim në vëmendje se sipas Kushtetutës ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” si dhe ligji nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, janë ligje të një rëndësie të veçantë që miratohen me shumicë të cilësuar prej tre të pestave të Kuvendit.
  3. Në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 89 përcaktohet se: “Riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh, be?het me ligj te? vec?ante? dhe propozimi pe?r riorganizimin e nje? ose me? shume? nje?sive te? vete?qeverisjes vendore, pe?r c?do rast te? vec?ante?, i paraqitet Kuvendit se? bashku me faktet dhe argumentet përkatëse si dhe mendimin e popullatës që banon në njësitë e vetëqeverisjes vendore që do të riorganizohet”.
  4. Nga ana tjetër sa konstatojmë deri tani, VKM 360/2019, bie ndesh dhe prek Nenin 5, pika 3 te Ligjit 139/2014, “Bashkia përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh. Bashkitë, shtrirja territoriale, emri dhe qyteti qendër i saj përcaktohen me ligj”.

Më tej, ligji parashikon se këshillat bashkiake? dhe te? qarqeve, qe? jane? te? pe?rfshire? drejtpe?rdrejt ne? riorganizim, si dhe kryetare?t e tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe, ne?se ka, edhe mendimin “kunde?r” te? nje? pjese te? ke?shilltare?ve te? ke?shillit pe?rkate?s.

Ndërkohë që procesi i ndjekur nga qeveria është i panjohur për bashkitë apo për Shoqatën e Bashkive si përfaqësuese e tyre.

Por edhe nëse i referohemi Nenit 93 të ligjit nr. 139/2015 konstatojmë se “Pe?rdite?simi i kufijve administrativo-territoriale?, janë pikërisht Këshillat Bashkiake që marrin vendime, referuar pikës 2. Ke?shillat bashkiake?, bazuar ne? ligjin ne? fuqi pe?r ndarjen administrativo-territoriale, miratojne? me vendim harte?n e pe?rdite?suar te? kufijve ndare?s administrativo-territoriale? te? nje?sive administrative dhe fshatrave ne? pe?rbe?rje te? tyre, sipas standardeve te? pe?rcaktuara gjeohape?sinore.

Por nga ana tjetër e paqartë dhe e pa sqaruar është hapësira kohore e nevojshme për të bërë ndryshim kufinjsh (ligji thotë çdo 10 vjet). Ndryshimet e fundit teorikisht janê bërë ne vitin 2014 me lgjin 115.

Teknikisht, përditësimi i kufijve do të kërkonte një punë voluminoze nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, nga vetë bashkitë, nga drejtoritë e Bujqësisë e të gjithë zinixhirit institucional përkatës për të kordinuar informacionin e për të arritur në rezultatin final të ndarjes së kufijve administrativë.

Në dijeninë tonë ky proces nuk ka ndodhur, çka lë dyshime mbi saktësinë e hartave gjeografike të miratuara si dhe mund të krijojë konflikte të reja mes bashkive dhe komuniteteve, ruajtes se unitetit të territorit etj.

Ndaj procesi i ndjekur ne hartimin e ketij akti duket jo transparent dhe me ndikime mes bashkive, duke ndyshuar sipërfaqen dhe popullsinë e tyre, faktorë keto që kanë ndikim në formulën e buxhetit të bashkive, por edhe probleme të tjera administrative, që lidhen me ndryshimin e juridiksionit te territorit, etj. etj.

Saktësimi i kufijve administrativë është pa dyshim një nevojë e bashkive pasi nuk ka pasur një hartë të unifikuar administrative deri me sot, por për nga vetë rëndësia e këtij procesi duhet një bazë e saktë të dhënash të cilat nuk ekzistojnë dhe kjo është identifikuar dhe me zbatimin e reformave të tjera si taksa e pronës apo nga ngritja e kadastrës kombëtare.

Por në çdo rrethanë caktimi i kufinjëve duhet të bëhet nga vetë bashkitë me grupe pune të përbashkëta, me konsultime publike dhe transparente, dhe me pëlqim e vendimarrje të perbashkët të organeve publike- Bashkive.

Keto procese duhet të mbështen me ekspertizë, teknologji dhe mjete financiare.

 

Zjarr Tv Ad