Qeveria nis studimin e ‘thellë’, Rama: Po shohim familjet e pasura, do paguajnë më shumë…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Energjisë po bën një studim që familjet e pasura të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte, ku sipas tij në periudha të përkohshme si kjo e tanishmja, ku ka krizë energjitike, ata që kanë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë.

“Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike.

Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë. Po shikojmë një mundësi, për një periudhë të përkohshme, ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë për faturën e energjisë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad