Qeveria përbuzet me ikje: 14 mijë shqiptarë të tjerë kërkuan azil sivjet

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vendi nuk po ka të ndalur, përkundrazi është ringjallur sërish në 2019-n. Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO) për periudhën janar-korrik, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë për herë të patë, ndërsa ka dhe nga ata që nuk heqin dorë dhe e tentojnë sërish fatin.

Të paktën rreth 2,000 persona në muaj kanë ikur nga vendi me qëllimin për të mos u kthyer më përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Kjo është vetëm shifra që regjistrohet, pasi ka dhe shumë të tjerë që zgjedhin të largohen në heshtje, duke mos aplikuar për azil dhe duke mos treguar që nuk kanë ndër mend që të kthehen më.

Rritja e tendencës për tu larguar është konstatuar që në muajt e fundit të 2018-s dhe përkon me një acarim të situatës politike në vend, teksa shqiptarët në mungesë të alternativave për t’u qeverisur duket se po zgjedhin që të largohen nga vendi.

Ritmet e ikjes krahasohen me ato të vendeve të luftës, apo në konflikte të forta, duke e renditur Shqipërinë në listën e 10 shteteve me numër më të lartë aplikimesh. Në korrik psh nga Shqipëria kishte 1995 aplikime gjithsej, ndërsa nga Siria kishte 6,543, nga Afganistani 5 040, nga Venezuela rreth 3 800. Por, këto shtete kanë një numër shumë më të lartë popullsie, Siria (17 milionë banorë), Afganistani (38 milionë banorë), Venezuela (28 milionë banorë) !

Ndërkohë, shumica e aplikimeve nga shqiptarët refuzohen, mesatarisht 97% e tyre. Psh në korrik, vetëm 54 persona kanë marrë status refugjati, ndërsa 1470 vendime ishin negative, teksa Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe për më tepër është në proces integrimi në Bashkimin Europian.

Rreth 12 mijë raste janë ende pezull nga aplkimet e shqiptarëve, sipas të dhënave nga EASO

Zjarr Tv Ad