Qeveria premton paketë për blegtorinë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blegtoria do të marrë një mbështetje të veçantë nga qeveria.Ministri i bujqësisë Bledi Çuçi e bëri të ditur këtë fakt gjatë një vizite në një kompleks blegtoral në Fushë Krujë.

“Do të shohim si mund të krijojmë një skenë në të ardhmen për të mbështetur në përgjithësi sektorin e blegtorisë e cila ka ende nevojë të subvencionohet”

Ministri Çuçi garantoi edhe njëherë konsumatorët se fermat në vend garantojnë produkte me cilësi të lartë.

“Produktet dhe nënproduktet e qumështit garantojnë një cilësi me standarde europiane. Që nga ushqimi i bagëtisë deri në ambalazhim, cikli është i mbyllur këtu”

Blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Vitet e fundit zhvillimi i këtij sektori ka ecur me një trend pozitiv, por potencialet janë ende të pashfrytëzuara.

 

Zjarr Tv Ad