Në një intervistë për RTV Ora, sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar kabinetin e qeverisë ‘Rama3’
Sipas tij Kabineti i ri nuk ka asnjë ndryshim nga ai i vjetri, teksa shton se personat që kanë marrë postin e Ministrit nuk kanë peshë politike.
Mërtiri: Kabineti i ri nuk ka asnjë ndryshim nga kabineti i vjetër dhe ato emra që janë ndryshuar janë ministra të ngjashëm me atë të kabinetit vjetër. Rama zevendëson një profil politik me një tjetër të ngjashëm, pavarësisht se emri është ndryshe. Kabineti që ka qenë ka qenë burokrat. Pra njerëz që marrin urdhra dhe i zbatojnë ato. Këto nuk janë ministra me peshë politike, të cilët kanë karrierë të vërtetë polik, por janë thjesht njerëz të rastësishëm aty.
Sipas tij, kabineti i Ramës përbëhet nga njerëz të cilët i binden këtij të fundit.
Mërtiri thotë se Rama e ka zhveshur qeverisjen nga funksioni i saj politik, ndërsa shton se ka krijuar struktura paralele nga ato të shtetit.
Mërtiri: Janë përzgjedhur si njerëzit më të bindur i asaj që Rama kërkon të bëj. Fakti që në qeverinë Rama nuk ka shumë njerëz me pesë të rëndë politike, tregon që qeverisja Rama është depolitizuar, që domethënë Rama e ka zhveshur qeverisjen nga funksioni i saj politik. Rama nuk qeverisë me ministra dhe me qeveri. Rama ka krijuar të tjera struktura paralele nga ato të shtetit. Ekonominë nuk e drejton me Ministra por me oligarkë.