Qeveria Rama kërkon të marrë edhe 700 miljon euro borxh të ri

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria po bëhet gati të dalë në tregje ndërkombëtare për një Eurobond të ri deri në vlerë 700 milion euro. Ministrja e Financave tha se borxhi i huaj do të merret për të mbuluar nevojat e buxhetit. Pas mbledhjes me ministrat, u bë me dije se qeveria ka përgatitur edhe një memorandum që do t’i japë jetë iniciativës së Open Balkan.

Shqipëria po bëhet gati të dalë për herë të pestë në tregjet ndërkombëtare përmes emtimit të një Eurobondi të ri. Sipas ministres së financave, Delina Ibrahimaj, kërkesa për valutë të huaj pritet deri në vlerë 700 milion euro, në një kohë kur të jetë balancuar tregu valuator, ndërsa ka shpjeguar edhe shpërndarjen e këtij fondi.

Në vendimet e qeverisë, pas mbledhjes me ministrat u bë me dije se është përgatitur edhe një memorandum që do t’i japet jetë iniciativës së Open Balkan

E pyetur për akuzat e bëra nga PD mbi kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar ministrja zgjodhi të shmangë përgjigjen direkte duke bërë një rezyme të situatës ekonomike

Një ditë më parë në mbledhjen me shefen e FMN qeverisë iu tërhoq vëmendja që të ketë kujdes prej mënyrës si i shpenzon paratë publike dhe menaxhimin e PPP-ve, që sipas fondit  të  FMN po i varfërojn më tej vendin..

Zjarr Tv Ad