Qeveria shpall lumenjtë Vjosa dhe Shala zona të mbrojtura në nivelin Park Natyror

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria ka shpallur zona të mbrojtura lumenjtë e Vjosës dhe Shalës. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Vendimi vjen pas protestave të shumta brenda dhe jashtë vendit për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë Vjosës, që konsiderohet si lumi i vetëm i egër në të gjithë Europën. Ndërsa lumi i Shalës në parkun Nikaj-Mërtur është bërë mjaft popullor gjatë viteve të fundit për bukuritë natyrore që ofron.

“Kurorëzohet me dy vendime të Këshillit të Ministrave një punë shumë e gjatë e Ministrisë së Kulturës për të bërë një rishikim të të gjitha zonave ekzistuese të mbrojtura, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit, ku shpeshherë nuk janë respektuar këto koordinata.

Ky proces, pasi ka kaluar në të gjitha institucionet, u përfundua me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse me dy vendime. Me këtë proces kemi jo vetëm përditësim, por edhe shpallje të zonave të reja, siç është lumi i Vjosës dhe lumi i Shalës, të cilat do të jenë zona të mbrojtura në nivelin park Natyror.

“Kemi edhe një lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpeve të Shqipërisë, një riorganizim të disa zonave duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 mijë hektarë, sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura janë 21%”, u shpreh ministrja e Turizmit.

Zjarr Tv Ad