Qeveria shqiptare do të udhëtojë drejt Kosovës, të mërkurën mbledhja e radhës mes Shqipërisë dhe Kosovës (AGJENDA)

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ditën e mërkurë, më 14 Qershor, do të mbajnë mbledhjen e radhës. Ky do të jetë takimi i parë dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama, pas propozimit të draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ky i fundit.

Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend. Ndërkohë, hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.

Në orën 12:40 do të bëhet fotoja e përbashkët e dy qeverive, ndërsa në 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Koferenca e përbashëkt për mediat e Edi Ramës dhe Albin Kurtit është programuar për tu mbajtur në orën 12:15, po në këtë teatër.

Në kuadër të agjendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në orën 13:45

Në ora 14:00 dreka zyrtare, tek restaurant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.

Zjarr Tv Ad