Qeveria shqiptare ka kërkuar nga emigrantët adresën e banimit jashtë shtetit…

0
298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria shqiptare, ka kërkuar nga emigrantët që të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shteti. Vendimi i Këshillit të Ministrave, në mënyrë që të bëjnë vetëdeklarimin me detyrim, përmes një formulari të posaçëm, ku gjithçka do të bëhet nëpërmjet e-Albania-s.

Pra, siç u tha dhe më lart, sipas këtij vendimi emigrantët e kanë detyrim ligjor, deklarimin e e adresës së tyre jashtë shteti, në rast se refuzojnë deklarimin e adresës, nuk do të kenë të drejtë vote, e as nuk do të marrin asnjë shërbim pranë  Gjendjes Civile, si p.sh: Marrja e dokumenteve të ndryshme, përfshi këtu edhe pasaportë, apo kartë identiteti.

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës“, është theksuar në vendim.

Në rast se emigrantët, ndryshojnë adresë, janë të detyruar që të deklarojnë, adresën e tyre të re, Brenda 60 ditëve.

Zjarr Tv Ad