Qeveria shqiptare shpall “Dëshmor të Atdheut” efektivin Saimir Hoxha/ Bledi Çuçi: Fëmijëve të tij nuk do i mungojë mbështetja nga shteti…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Efektivi i Policisë, Saimir Hoxha me vendimin e këshillit të Ministrave, është shpallur sot “Dëshmor i Atdheut”.

Ka qenë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili deklaroi se qeveria ka vendosur që familjarët e së ndjerit, të trajtohen financiarisht.

Fëmijëve të Nënkomisarit Hoxha, sipas Çuçit nuk do u mungojë përkushtimi nga shteti dhe se do u lidhet një pagë prej 170% të asaj që merrte babai i tyre.

Çuçi tha se pavarësisht se fëmijeve do u mungojë i ati, ata do e kënë gjithmonë përkrahjen nga shteti dhe shoqëria.

“Dje humbi jetën në krye të detyrës Nënkomisari Saimir Hoxha. Sot ne morëm vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të Nënkomisar Saimir Hoxhës. Gjithashtu, qeveria mori vendimin për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve dhe me marrjen e titullit “Dëshmor i Atdhetut”, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë ata do të trajtohen, familjarët ose posaçërisht fëmijët nën përkujdesje të Republikës. 

Kjo do të thotë që fëmijët  do të marrin një trajtim gjatë gjithë jetës së tyre, deri në 18-vjeç dhe nëse vazhdojnë shkollën e lartë deri në 25-vjeç. Të dy djemtë e tyre, do të marrin në pagë prej 170% të pagës që ka patur nënkomisar Hoxha.  Do të marrin trajtim falas shëndetësor dhe të gjithë benefitet që vijnë si rezultat i përfitimit  të statusit “Dëshmor i Atdheut” të babait të tyre. Dy fëmijëve do u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre, nuk do i mungojë përkujdesja dhe përkushtimi nga shteti dhe qytetarët, për të cilët babai i tyre dha jetën”, kështu u shpreh Çuçi.

Zjarr Tv Ad