Qeveria shqiptare është tërhequr nga dy projektligjet për birësimin e fëmijëve.
Pak muaj më parë qeveria shqiptare riktheu për diskutim projektligjet për ndryshimin e kodit të familjes, kodit penal dhe ligjit të birësimit, kërkesë e cila vinte nga ana e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI+, të cilët kërkonin që të përfitonin ligjërisht të drejtën e birësimit apo të regjistrimit të një fëmije.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se qeveria shqiptare është tërhequr nga të dyja projektligjit, çka do të sillte dhe ndryshimin e kodit penal por dhe të ligjit për birësimin e apo regjistrimin e fëmijëve nga ana e prindërve jo natyralë.
Projektligjet që ishin rikthyer për diskutim nga ana e qeverisë shqiptare pas një sërë kërkesash nga ana e komunitetit LGBTI+ priteshin të hynin në fuqi pas ndryshmeve që do të pësonin, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.
Por pas presionit të vazhdueshëm të shoqërisë civile, komuniteteve fetare, qeveria shqiptare ka vendosur që të tërhiqet nga këto ndryshime si dhe nga dy projektligjet që do të sillnin ndryshime të mëdha në kodin e familjes por dhe në atë penal./abcnews.al/