Qeveria thau kaskadat, OSHEE deri tani 213 milionë euro për blerje energjie

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji kanë komentuar deklaratat që ish-kryeministri Sali Berisha bëri dje nga foltorja, ku nuk i kurseu qëndrimet e tij ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim. Berisha tha se ambasadorja nuk do të shkelte në zyrën e tij, (atë të kryetarit të PD-së) nëse nuk i kërkonte falje demokratëve. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në ‘News24’ Zheji tha se deklaratat e Berishës ishin hakmarrje politike dhe se mendon që është ende kryetar i PD-së.

“Deklaratat e Zotit Berisha mu dukën në përputhje me ato që ai ka thënë dhe s’ka thënë që i quan; procesi i foltores. Më pas vazhdoi si një “proces për rrëzimin e ish-kryetarit Basha, siç e quan ai. Më pas raundi i tretë ishte për mbledhjen e kongresit dhe momenti i katërt ishte se Kongresi do të rrëzonte Lulzim Bashën më pas momenti i 5 është se Kongresi do të zgjidhte kryetar Berishën dhe ai do të ishte kryeministër i ardhshëm”. Duke e imagjinuar Berishën si kryetar të PD, “Yuri Kim s’do të guxonte të shkelte në derën e tij pa iu kërkuar një falje publike demokratëve”. Është e habitshme se si ai i ka dhënë të gjitha gradat vetvetes. Shoh ripërsëritje, e sheh veten si kryetar të PD, dhe e sheh veten kryeministër. E ndjen veten të aftë që të shpallë non-grata SHBA. Gjithë ky proces nuk ka demokraci, por është më tepër një hakmarrje politike, dëshirë për protagonizëm absolut për të ekuilibruar atë keqardhje kur u stigmatizua si i korruptuar dhe që u shpall non-grata nga SHBA. Ky proces është ndarës dhe jo bashkues.”, tha Zheji.

Deri më tani për blerje energjie janë shpenzuar 213 milionë euro ndërkohë që duhen dhe 70 milionë të tjera deri në mbyllje të vitit. Qeveria shqiptare zbrazi kaskadat gjatë verës duke shitur energji me çmim të lirë dhe tani është detyruar ta blejë me katërfishin e çmimit, duke rrezikuar seriozisht financat e OSHEE Importet e energjisë elektrike, kanë arritur në 213 milionë, duke shkaktuar një gropë të madhe financiare në buxhetin e OSHEE.

Sipas të dhënave të revistës Monitor, kjo shumë është sa 44% e të ardhurave të kompanisë dhe hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve vijon të ngushtohet ndjeshëm. Monitor shkruan se nëse situata hidrike nuk do të përmirësohet atëherë deri në fund të vitit kompanisë do i duhen dhe 70 milionë euro të tjera për të përballuar situatën. Në total sipas një llogarie të tjeshtë, vetëm për blerje energjie do të duhen rreth 300 milionë euro, nga 480 milionë që janë të ardhurat e kompanisë.

Çmimet e importeve ditët e fundit janë luhatur mes 220 dhe 320 euro për Megavat orë. Ato u rritën në nivel rekord në fund të shtatorit, çka e gjeti qeverinë shqiptare papërgatitur. Përgjatë verës situata hidrike ishte në kushte optimale. Qeveria në urgjencë për luciditete e shiti një megavat orë me 1 të katërtën e çmimit që e ble aktualisht. Sasia më e madhe rezulton të jetë eksportuar gjatë muajit gusht, pra vetëm një muaj përpara se të rriteshin çmimet. Kjo solli zbrazjen e kaskadave të hidrocentraleve, dhe për të përballuar nevojat OSHEE u detyrua ti drejtohej tregut të lirë. Sipas të dhënave nga janari e deri në javën e parë të tetorit vlera totale e blerjes së energjisë në import përllogaritet në 99.6 milionë euro, rreth 23 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zjarr Tv Ad