Qeveria vendos tavan për subvencionet, fermerët rinisin protestat

0
57

Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e subvencioneve fermerëve duke vendosur tavan rimbursimi. Fermerët thonë se e kanë të pamunduar të përballojnë punën, e jo më të kryejnë investime, kursr ekspertët thonë se shuma prej 7.4 mln lekë që kaakorduar qeveria nga buxhedi për fermerët për 2020 është i pamjaftueshëm.

Ata mendojnë se braktisja që qeverija bën, po sjell si rrjedhoj mbështetjen e tregut serb, ku agropunuesit shqiptar të qumështit po blejnë mbi 30 përqind të qumështit qtje duke i kthyerfabrikat e tyre në fasoneri, vetëm për paketim.

Për këtë fermerët kanë paralajmëruar protesta në 20 shkurt në Lushnje.

Referuar vendimit të publikuar në faqen zyrtare, masat e mbështetjes dh masat e financimit nga fondi programit për buqjësi dhe zhvillim rural janë:

a) për tufen bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele/ dhi, në vlerën 1200 lekë/ krerë, por jo më shume se 360 000 lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo me pak se 5 krerë lop, me vlerë 10 000 lekë/ krerë por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt;

b) Mbarështimi i bletarsië me 1 000 lekë për zgjua për ferma me jo më pak se 50 zgjoje por jo më shume se 150 000 lekë për subjekt;

Zëvendësimi i plastmasit termik për serrat diellore egzistuese për prodhimin e perimeve, rrutshit për tavolinë dhe tunelet plastike për luleshtrrydhet në vleren respektive300 000 lekë/ ha dhe 100 000 lekë/ ha por jo më shume se 500 000 lekë për subjekt.

Sipërfaqja e serrës apo e tunelit plastik të jetë jo më pak se 0.2 ha. Përfaqsuar janë subjektet të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD 2. Po ashtu qeveria do mbështesë ata që mbjellin bimë mjeksore aromatike, fermat organike, ngritjen ose rikostruksjonin e ambjenteve për veprimtari të turizmit rural. Shuma totalesipas të dhënave të Ministris së Financave këtë vit është njëjt si vitin e kaluar, shpjegon eksperti për cështjet bujqësore, ishin të pamjaftueshme.