QSUT/ Ishte 100 lekë, bëhet 2400 lekë parkingu edhe për stafin

0
373
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rriten tarifat e parkimit brenda ambienteve të Qëndrës Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nëse më parë për 24 orë paguaje 100 lekë të reja, tani ndodh ndryshe.

Nga sot, tre orët e para paguhen për 100 lekë, ndërsa më pas për çdo orë shtesë do të paguhen 100 lekë të tjera.

Denoncimi është bërë nga një qytetar në facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.

Postimi i Berishës:

Vjedhje dhe gjoba nga narkoshteti ne QSUT!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor! Vazhdon vjedhja ne ambientet e QSUT me parkimet. Duke filluar nga sot, tarifa eshte rritur pa asnje shkak. Me pare paguhej 100 lek per 24 ore. Sot tarifa ka ndryshuar. 3 oret e para eshte 100 leke, pas ores se trete qytetaret duhet te paguajne 100 lek per ore shtese. Familjaret e pacienteve qe jane te shtruar ne QSUT duhet te paguajne 2200 leke te reja per 24 ore. Pavaresisht pageses gjendja brenda QSUT eshte kaotike, pasi mungojne vendparkimet dhe qytetaret pavaresisht pageses ndeshkohen me gjoba edhe nga policia e shtetit. Ky eshte shteti qe cdo dite shpik pagesa te reja edhe ne vendin ku njerzit shkojne per hall. Anonim

Zjarr Tv Ad