Qytetarët flasin për afganët: Jemi të barabartë, kanë nevojë për përkrahje, janë hallexhinj / Edhe krushqi mund të bëjmë me ta, s’besoj se mund të jenë të rrezikshëm…

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët shqiptarë, janë shprehur optimist për ardhjen e afganëve në Shqipëri.

Teksa janë pyetur nga ‘Fax news’, qytetarët që banojnë pranë Qytet Studentit, u shprehën se janë dakord me ardhjen e afganëve, pasi kanë nevojë për përkrahje. Madje ka dhe nga ata që me shaka thonë se dhe krushqi mund të bëjnë me to.

Njëri nga qytetarët u shpreh se nëse ata do të sillen mirë edhe një qëndrim i përhershëm në vendin tone, nuk do të përbënte problem.

“Mirë se të vijnë. Unë personalisht kam respekt për ta, jemi të barabartë, dhe krushqi mund të bëjmë me ta nuk është gjë e thënë, kemi detyrimet tona. Mendjen e kanë, se besoj që mund të jenë të rrezikshëm. Edhe Italia hapi portat për ne, janë hallexhinj për momentin. Le të vijnë, janë njerëz, mendje kanë, nuk ma merr mendja që mund të bëjnë gjë të rrezikshme.

Më duket veprim i drejtë nga ana e shtetit, varet si do të sillen. Frika është mos na vjen ndonjë tjetër mes tyre, por se di a është i përshtatshëm vendi që kanë zgjedhur për t’i strehuar. Janë një komunitet që ka nevojë për përshtatje, janë me trauma lufte, unë i shoh si individë që kanë nevojë për përkrahje”– u shprehën qytetarët.

Zjarr Tv Ad