Qytetarët i përgjigjen apelit të Bashës, në protestë së bashku me fëmijët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët i janë përgjigjur apelit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për të marrë pjesë me gjithë familjet në protestën e sotme të opozitës së bashkuar.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, qytetarët kanë zgjedhur të jenë së bashku me fëmijët para kryeministrisë.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës Lulzim Basha do të jetë në protestë së bashku me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat Dafina dhe Viktoria.

“Unë nesër do të dal në protestë me familjen tim, me dy vajzat e mia. Ju bëj thirrje që të vijnë të gjithë shqiptarët, me gjithë fëmijët e tyre”, ishte apeli i djeshëm i Lulzim Bashës.

 

Zjarr Tv Ad