Qytetarët lëvizin më lirë në Zonat e Gjelbërta

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama përcaktoi ato që i quajti “Zona të Gjelbërta” të Shqipërisë.

Rama tha se si zona të Gjelbërta janë përcaktuar qarku Dibër, qarku Gjirokastër, disa qytete në qarkun e Elbasanit, si dhe disa zona në jug të vendit, ku ka pasur pak raste me Covid-19. Pogradec ka nisur që të ketë lëvizje. “Në Pogradec tashmë ka lëvizje të shumta. Qytetarët jane duke shfrytëzuar liri-daljen.

Pogradeci nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus. Ndërsa, sot kanë nisur edhe aktivitetet tregtare, që ishin ndaluar që më datë 10 mars”, në bashkitë e qarkut të Elbasanit ka vazhduar lehtësimi i lëvizjeve, sipas rregullave të protokollit të sigurisë.

“Qytetarët elbasanas dhe jo vetëm kanë shfrytëzuar të gjitha lirite për të lëvizur. Në 7 qytetet e qarkut të Elbasanit, Librazhdi dhe Përrenjasi janë shpallur si zona të gjelbërta, pasi kanë rrezik të ulët nga Covid-19.

Edhe Gjykata e Elbasanit është e hapur tashmë për qytetarët. Qarku i Elbasanit ka raste me koronavirus dhe të gjitha janë në Elbasan. Qytetarët po i kthehen tashmë normalitetit”.

Qarku Dibër nuk ka pasur asnjë të prekur nga Covid-19, pavarësisht se është një qark në kufi me Maqedoninë e Veriut.

“Qytetarët e Dibrës, sikundër e ka cilësuar kryeministri Rama, makinat lëvizin me një person në vendin e parë e nuk lejohet asnjë person tjetër. I gjithë qarku Dibër nga Miloti deri në kufi në Kukës, nuk ka person të prekur  nga Covid-19 deri në këto momente.

Në Burrel, Bulqizë e Dibër edhe ata që kanë qenë të dyshuar me koronavirus, kanë qëndruar në karantinë, kanë qenë në vëzhgim të mjekëve. Janë marrë disa testime nga qarku Dibër dhe kanë dalë negative”, situata në Divjakë paraqitet e mirë dhe ka nisur lëvizja e lirë e qytetarëve.

“Të gjitha bizneset e dyqanet janë hapur, ata që janë të lejuara. Divjakasit shumicën e kohës punojnë tokat e tyre. Nuk ka asnjë lloj pengese në lejet e qarkullimit. Qarkullimi është i lirë, ndërsa prritet leja e mëtejshme për turizmin”, qytetarët në Sarandë kanë nisur që të dalin lirshëm, duke thënë se ata subjekte tregtare që lejohen me ligj, kanë filluar tashmë aktivitetin.

Zjarr Tv Ad