Qytetarët mbushin bulevardin për Ukrainën, Veliaj, Kim dhe Ambasadori Shkurov ecin krah për krah

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarë të shumë të Tiranës kanë mbushur mesditën e sotme Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u sensibilizuar me ngjarjet në Ukrainë. Studentë, qytetarë dhe intelektualë i janë bashkuar marshimit që ka nisur nga Sheshi “Skëndebej”.

Në ballë të tij janë kryebashkiaku Erion Veliaj, ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov dhe diplomatja e lartë e SHBA Yuri Kim. Ata kanë ecur krah për krah përgjatë bulevardit deri te Piramida ku është ngritur një podium.

Pjesëmarrja është tepër e lartë dhe një flamur gjigand është shpalosur gjatë gjithë marshimit dhe mbahej nga të rinjtë. Mesazhi kryesor është që lufta të përfundojë sa më shpejt pasi po humbin jetën qindra njerëz çdo ditë.

Marshimit i janë bashkuar dhe njerëz nga komunioteti ukrainas në Tiranë. “Ne nuk duam që Ukriana të vdesë” lexohet në disa pankarta, ndërsa në disa të tjera situata në Ukrainë krahasohet dhe me luftën e Kosovës.

Zjarr Tv Ad