“Qytetarët po ikin nga Shqipëria e inceneratorëve”/ Ish-deputetja e LSI-së thirrje SPAK-ut: Të zbardhë sa më parë aferën korruptive

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi i ka bërë thirrje SPAK-ut për të zbardhur aferën korruptive të inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kërpaçi tha se kjo skemë korruptive ka detyruar qytetarët që të largohen nga Shqipëria.

Deklarata e Floida Kërpaçit:

Mbi 500 mijë qytetarë janë larguar nga Shqipëria për të mos u kthyer më. Largimi i të rinjve nga vendi, i profesionistëve, mjekëve, inxhinierëve, po vijon me ritme të frikshme, duke e bërë Shqipërinë vendin me shifrat më alarmante të emigrimit dhe të azilkërkuesve.

Shqiptarët po largohen nga Shqipëria e inceneratorëve për të krijuar të ardhmen diku tjetër, në një shtet normal të Bashkimit Evropian, apo kudo në botë me të vetmen shpresë se do gjejnë një shtet që lufton varfërinë dhe jo një qeveri që lufton të varfërit, si në rastin tonë.  Shqiptarët po largohen, sepse shohin që e mira publike me skemat e koncesioneve dhe PPP korruptive po jepen nga Edi Rama, Erion Veliaj në kurriz të shqiptarëve dhe në favor të pasurimit personal të tyre.

Sot po kuptojmë edhe më mirë se ku shkuan paratë e shqiptarëve. Në vend të ndihmës për familjet shqiptare gjatë covidit, ato shkonin për të furnizuar skemën korruptive të inceneratorëve. Në vend që të përmirësoheshin shkollat shqiptare, qeveria jonë ka ndërtuar një plan financiar 30 vjeçar me inceneratorin e Tiranës, sesi taksat e rritura të qytetareve t’i kthejë në financa për makinerinë e propagandës dhe patronazhizmit. Në vend që të mbështeten ekonomikisht familjet sepse çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme, sot paguajmë 80.000 dollarë në ditë për inceneratorët.

E ku këtu duhet të theksojmë se çmimi i bukës është shumëfishuar. Çmimi i vajit, mishit, produkteve të shportës, është rritur me nga 20-50%. Si do të zgjidhen problemet aktuale që përballet çdo shqiptar, ndërkohë që buxheti i shtetit dedikohet për koncesionet korruptive si inceneratorët? Asnjë nuk ka kohë të dëgjojë llafet e kafeneve, e vetmja gjë që po kërkojmë është transparencë, ku është invenstimi që paguhet çdo ditë për inceneratorin e Tiranës? Në emër të LSI, ne i bëjmë thirrje SPAK të prioritarizojë zbardhjen e plotë dhe pa kompromis të aferës korruptive më të madhe në historinë e Shqipërisë, atë të 3 inceneratorëve.

SPAK nuk duhet të bëhet fajtor me Edi Ramën dhe Erion Veliaj që po largojnë të rinjtë nga Shqipëria. Sot e vetmja shpresë është që drejtësia të triumfojë mbi aferën e inceneratorëve, për të cilën vazhdon paguhet çdo ditë nga paratë e shqiptarëve 80.000 dollarë për njerëz që janë në kërkim. Gjithashtu, i bëjmë thirrje çdo individi dhe zyrtari publik, që ka informacione të dalë përpara dhe të flasë. Kjo nuk është një betejë politike. Nëse duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri, secili nga ne, qytetar, politikan, njeri i drejtësisë apo i medias, duhet të bëjmë rolin tonë në ekspozimin dhe denoncimin e korrupsionit në çdo nivel të zyrave publike të vendit.

Zjarr Tv Ad