Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Elbasanit ku po festohet këtë të diel festa e njohur e Ditës së Verës.
I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, nga ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja, mirëpo pritja nuk ka qenë aq e ngrohtë për Kryeministrin, duke qenë se qytetarët e pranishëm njëzëri i drejtohen duke i thënë “Rama ik”.
Ditën e sotme, edhe Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në qytetin e Elbasanit për Ditën e Verës. Pritja e tij ka qenë ndryshe nga ajo e Kryeministrit, teksa qytetarët e kanë brohoritur.