Qytetarët protestuan për rritjen e çmimeve, reagon Leskaj: Shqiptarët janë të vjedhur nga qeveria, në Shqipëri ka trokitur stina e protestave

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka reaguar lidhur me protestën që u zhvilluar dje për rritjen rekord të çmimit të karburantit, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të qeverisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Leskaj u shpreh se tubimi i djeshme para Kryeministrisë i ka hapur rrugë pranverës shqiptare dhe stinës së protestave, e cila sipas tij, do t’u dëshmojë të gjithëve se Rama dhe sekti i tij nuk janë të pathyeshëm madje të pacenueshëm.

“Sot ndoshta filloi pranvera shqiptare, stina e protestave, e cila do t’u dëshmojë të gjithëve se Rama dhe sekti i tij nuk janë të pathyeshëm, e të pacenueshëm. Ata mijëra njerëz sot në shesh, që do të mblidhen ditë për ditë do t’u tregojnë të gjithëve që e kanë gabim po menduan me arrogancë se mund të tallen me popullin. Shqiptarët nuk janë të varfër, janë të vjedhur! Shqiptarët nuk janë pa dinjitet; e dëshmuan sot. Do ta dëshmojnë edhe nesër. Shqiptarët nuk janë të varfër, por kanë një kryeministër harbut që ka mbi dy dekada në majë të pushtetit dhe përpiqet të intimidojë shqiptarët, duke u thënë se kaq meritojnë dhe të mos pretendojnë shumë. Shqiptarët janë të vjedhur nga një sekt, që ndërkohë që çmimet prekin stratosferën, duke varfëruar gjithnjë e më shumë shqiptarët, ata festojnë në Dubai me udhëtime luksoze private. Shqiptarët dëshmuan sot në protestë se janë të kthjellët, se kanë guxim, mendim, energji; dinë të organizohen e të reagojnë. Çfarë do t’i ngelej sektit armiqësor në qeveri përballë një modeli të tillë politik e reagimi të tillë qytetar? Do të vazhdonin të ishin kaq arrogantë, hajdutë e armiqësorë me popullin? Jo! Përballë reagimit masiv të shqiptarëve, sektit Rama do t’i ngeleshin veçse disfata, frika, zmbrapsja, arratisja. Ata mijëra qytetarë sot përpara kryeministrisë dëshmuan se protestat e vazhdueshme do ta rrëzojnë këtë qeveri; dëshmuan se shqiptarët e ndërgjegjshëm vështirë se do ta shesin për miell votën e tyre; dëshmuan se nuk do të lejojnë më keqqeverisjen”, deklaroi ai.

Më tej deputeti Leskaj i bëri thirrje qeverisë të heqë taksën e qarkullimit dhe TVSH nga nafta. “A ka rrugë për daljen nga kjo krizë e stimuluar nga qeveria dhe oligarkët? Po, ka! Rama të heqë urgjentisht taksën e qarkullimit dhe TVSH nga nafta dhe energjia elektrike, si dhe të përgatisë menjëherë një paketë solidariteti për familjet në nevojë që të përballohet kriza. Sot, mijëra qytetarë dolën spontanisht në shesh! Nesër, të organizuar dhe me mbështetjen e sinqertë dhe reale të opozitës, këtë regjim ata e hedhin në Lanë”, nënvizoi Leskaj.

Zjarr Tv Ad