Qytetarët votuan në Këshillimin Kombëtar pro heqjes së gjykimit të shkurtuar për dhunën në familje dhe krimet ndaj fëmijëve, qeveria gati ndryshimet

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Drejtësisë ka bërë kërkesë për ndryshim të ligjit për heqje të gjykimit të shkurtuar për dhunën në familje. Kjo vjen pasi në procesin e Këshilimit Kombëtar për Shqipërinë, qytetarët rezultuan se ishin pro ashpërsimit të dënimit për personat që kryejnë krime të rënda dhe heqjen e së drejtës të gjykimit të shkurtuar për autorët e dhunës në familje.

Pas vlerësimit nga qytetarët, u ndërmor nisma që të ndalohej aplikimi i gjykimit të shkurtuar për personat e akuzuar për dhunë në familje apo krime ndaj fëmijëve, sipas nenit 130/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Nëpërmjet projektligjit bëhet shtimi i parashikimit të posaçëm në paragrafin e dytë të nenit 403 të ligjit nr. 7905, datë 21.3.1995, ‘Kodi Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, I ndryshuar”, mbi ndalimin e zbatimit të gjykimit të shkurtuar për personat që kryejnë një vepër penale ndaj fëmijëve që kryejnë dhunë në familje.

Ky parashikim vjen në kuadër të parandalimit të përgjithshëm me qëllim uljen e kriminalitetit ndaj fëmijëve dhe dhunës në familje, duke shmangur uljen e dënimit automatik të dënimit. Individualizimi i dënimit i takon gjykatës mbi caktimin e masës së dënimit brenda kufijve ligjor. Dënimi penal duhet të jetë në funksion të rehabilitimit social të autorëve të veprave penale dhe ulja e dënimit nuk duhet të jetë një përfitim i padrejtë i cili nuk i shërben drejtësisë penale.

Burimi:Shqiptarja.com

Zjarr Tv Ad