Qytetari denoncon live në emisionin ‘Zbardhi’: Bashkia e Lushnjes presion administratës, një punonjës duhet të sigurojë 20 vota për PS-në

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin e sotëm të mëngjesit “Zbardhi” në Zjarr Televizion një qytetar ka bërë një denoncim.

Gjatë rublikës së telefonatave, qytetari në komunikim me gazetaren Greta Hoxha tregoi për presionet që po i bëhen administratës për sigurimin e votave për Partinë Socialiste.

Telefonuesi shprehet se bëhet fjalë për qytetin e Lushnjes, ku punonjësve të kësaj bashkie u duhet që të sigurojnë 20 vota secili për të “ruajtur” vendin e tyre të punës.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bëhen denoncime në adresë të Partisë Socialiste për presione dhe blerje votash në periudhën e fushatës e elektorale.

Gjithashtu vlen për tu theksuar që para disa javësh, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës,  Edison Memolladënoi u dënua me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Zjarr Tv Ad