“Qytetari Edi Rama nuk ka përgjegjësi individuale”, kështu shprehet analisti Lorenc Vangjeli, lidhur me arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako.
Sipas Vangjelit, përgjegjësia e Ramës si kryeministër është morale dhe politike, por edhe në këtë aspekt, i takon popullit ta gjykojë atë me votë, tha ai.
“Nuk ka përgjegjësi individuale qytetari Edi Rama, por si kryeministër ka dy përgjegjësi të tjera, morale dhe politike. Por është një trupë e madhe qytetare që e gjykojnë ose e peshojnë me votë. Kjo është përgjegjësia e tij.
Nëse Rama fiton ndeshjen elektorale nga ky gjykatës suprem shumë herë më i rëndësishëm se rerfoma në drejtësi, atëherë askush nuk do të kishte të drejtë të kërkonte kostumin e Edi Ramës”, deklaroi Vangjeli në një intervistë për AbcNews.