Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një incident ka ndodhur gjatë një vizite elektorale të kryetarit të Lëvizjes VetVendosja, Albin Kurti dhe presidentes në detyrë, Vjosa Osmani në qytetin e Shtimes.
Dyshja kanë parakaluar krah simpatizantëve të tyre në qendër të qytetit, ku gjatë këtij parakalimi një qytetar i është afruar Kurtit dhe Osmanit duke iu drejtuar me gisht kryetarit të LVV-së, duke i thënë se do t’ia shohë sherrin Vjosa Osmanit me të cilën ka lidhur koalicion.
“Sherrin ke me ia pa Vjosës o Albin”,- ka thënë qytetari në Shtime.
Pas kësaj kanë ndërhyrë aktivistë të Vetëvendosjes të cilët e kanë larguar qytetarin nga turma.