Qytetari nga Kukësi apelon për ndihmë: Kërkojmë një helikopter, babai është në gjendje të rëndë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jetmir Odmati nga fshati Tërshenë i Kukësit ka apeluar për ndihmë pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e gripit.

Gjatë një telefonate, ai është shprehur se fshati ka një qendër shëndetësore por nuk ka në dispozicion ilaçe më të cilat mund t’i vihet në ndihmë 47-vjeçarit të sëmurë.

Jetmiri tregoi se, rruga për në fshatin ku banon ai është e pakalueshme pasi ka prani të madhe të dëborës me një trashësi prej 1.2 metrash.

‘Kemi kontaktuar emergjencat për një helikopter, më thanë fillimisht se është në Sarandë për momentin. 

Por nuk na e kanë ofruar këtë ndihmë. Mjeku ka thënë se duhen disa ilaçe të cilat qendra shëndetësore nuk i disponon, kërkojmë një helikopter për transportimin e tij në spital sepse është në gjendje të rëndë’,-apelon Jetmiri.

Zjarr Tv Ad