Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një qytetar, që tha se ka ardhur nga Amerika për të ndjekur “Foltoren” e Sali Berishës në Kamzë, foli për Sorosin. Ai u shpreh se Soros i ngjan sorrës, por se është kapur këtë herë me shqiponjat.
“Unë jam nga Tropoja, nga trojet shqiptare. Për Soros, ai i ngjan sorrës, është i zi. Por, sorra duhet ta dijë se është kapur me Shqiponjat. Ne do ta kthejmë PD-në në pushtet.
Unë jetoj në Amerikë, jam konservator, e mbështes iniciativën tuaj për një PD që kthehet në vlerat e saj më të mira. Edi Rama largi rininë dhe ne do ta kthejmë këtë rini shqiptare, që mos të ikin, mos ta lënë Shqipërinë, atdheun tonë”, deklaroi qytetari.