Qytetarja Lulzim Bashës: Pse rriten dritat o djalë? Mezi nxjerrim bukën e gojës…

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kreu demokrat Lulzim Basha, është takuar me qytetarë e biznese të zonës së Njësisë Administrative 7 në Tiranë, ku u njoh nga afër me problematikat me të cilat ata përballen.

Jetesa është bërë shumë e vështirë. Tatimet po, figuracionet, ç’është kjo siguracionet, ku kemi ne të paguajmë kaq shumë. Apo kemi punë! Në kohën e pandemisë ne kemi rënë shumë, shumë, shumë keq! Kemi rënë aq keq, sa me zor nxjerrim bukën e gojës. Qiraja po, dritat po në stratosferë. Po pse rriten dritat dhe uji o djalë? A ka populli, pensionisti? Ka mundësi me i pagujt? Kaq di me thënë, më shumë nuk di nëna. Kam dhe burrin invalid edhe rri 2 orë sa për të shkuar për të blerë bukë. Torturohemi gjithë ditën, shkurt muhabetit. I kam ngrënë dy gjoba. Sa hapa dyqanin, po pija kafe me shoqet, vjen njëri hapur e kisha kafen, harrova ta shkruaj atë të shkretë, për një raki më vunë 500 mijë lekë gjobë”, – thotë një zonjë që shet në një biznes.

Kam punuar 35 vjet dhe tani s’mbaj dot veten time me 170 mijë lekë pension. Nuk mbaj dot veten time”, – shprehet një pensionist.

Basha tha se; gjendja është e rëndë, por ai ka një plan që ndihmon biznesin dhe qytetarët.

Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve.

Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit.

Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot.

Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë”, është shprehur Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad