Qyteti i zhdukur prej 200 vitesh zbulohet nën bimësi

0
180

Arkeologët kanë zbuluar një qytet të humbur 200 vjeçar në periferi të Johanesburgut, Afrikën e Jugut, që dikur ishte shtëpia e më shumë se 10.000 njerëzve.

Metropoli, i quajtur Kweneng, mendohej se ishte vetëm një vend me disa kasolle të lashta guri, por pas tri dekadash hulumtime u zbulua se ishte një qytet me 800 banesa.

Qyteti i lashtë, që ndodhet nën një bimësi të dendur në Parkun Kombëtar të Suikerbosrandit, u hartua duke përdorur teknologjinë e avancuar lazer .

Arkeologët përdorën miliarda lazera që depërtonin përmes bimësisë dhe krijuan në mënyrë digjitale një imazh se si ka qenë më parë Kweneng.

Kweneng, i cili besohet se u zhduk pas një konflikti civil, arriti në mes të shekullit të 15-të dhe 19-të, kur u shtri rreth 20 kilometra.

Për studiuesit ky shihet si një zbulim emocionues për të kaluarën e rajonit.