Qyteti Studenti, tym e flakë, shkrumbohet një banesë, evakuohet familja

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një re e madhe tymi ka mbuluar zonën e Qytetit Studenti në Tiranë duke krijuar një pamje të frikshme gati apokaliptike.

Një banesë është djegur plotësisht nga flakët që për shkak të erës po përparojnë me shpejtësi duke përfshirë edhe fushën sportive.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se forcat zjarrfikëse ndodhen në vend dhe po punojnë për shuarjen e flakëve por se kushtet atmosferike e bëjnë të vështirë punën e tyre dhe se zjarri po i afrohet një tjetër banese. Një familje është evakuuar, ndërsa njerëzit kanë dalë jashtë në panik.

Zjarr Tv Ad