“Ra pre e lojës Meta-Berisha”, ish-anëtari i PD-së tregon ‘kurthin’ që iu ngrit Bashës

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Murat Basha bën të ditur se ai ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës pasi nuk kishte më një arsye për të qëndruar.

Ai tha gjithashtu se Basha ra pre e lojës mes ish-kreut të PD Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.

Deklarata e Bashës:

“Jam dorëhequr si anëtar i Këshillit Kombëtar sepse pas dorëheqjes së Bashës nuk gjeta një arsye për të qëndruar aty. Grupi i Rithemelimit nuk janë të djathtë. Unë jam i gatshëm të marr pjesë por jo kokëulur. Basha nuk duhet të futej në zgjedhjet e 6 marsit. Ra viktimë e lojës Meta-Berisha.

Janë firmosur formularë për shumë njerëz me vulën e vetëm një degë. Fletët u mbyllën në një kasafortë disa bosh e disa plot dhe ndërkohë u mblodhën firmat”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad