Radha e Athinës të hedhë në votim Marrëveshjen e Prespës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas marrjes së votëbesimit për qeverinë, të mërkurën në mbrëmje, Aleksis Tsipras tashmë e ka rrugën të hapur për votimin e marrëveshjen me Maqedoninë. Është momenti kur shpallet rezultati i procedurës për dhënien e votëbesimit qeverisë.

151 votat në favor të kabinetit qeveritar të kryeministrit Tsipras ishte një zhvillim i pritshëm. Ndërkaq, ishte tjetër lajmi interesant që doli mbrëmjen e të mërkurës. Në Athinë ka mbërritur nota verbale nga Shkupi, me të cilën informohet qeveria greke mbi finalizimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Aleksis Tsipras, nga tribuna e parlamentit, duke u fokusuar në dy shënime në fund të notës:

“Çfarë sqarojnë fqinjët tanë? Së pari, nocioni nationalit i referohet ekskluzivisht nënshtetësisë dhe nuk përcakton kombësinë. Dhe e dyta, se gjuha e fqinjëve tanë siç është njohur nga konventa e OKB në 1977, i përket grupit të gjuhëve sllavike të jugut”.

Tsipras iu referua këtyre sqarimeve, në përgjigje të deklaratës së liderit të opozitës, Kyriakos Mitsotakis, që e ndërlidhi votëbesimin e qeverisë me votimin e marrëveshjen e Prespës.

Mitsotakis“Dua të jem absolutisht i qartë: Kush i jep votëbesimin qeverisë, voton “po” edhe për Marrëveshjen e Prespës, që përbën një lëshim të madh kombëtar”.

Më herët, Tsipras ka thënë që sapo të mbërrinte nota verbale e Shkupit do të niste procedura e votimit edhe në parlamentin grek. Përkundër 151 votave të dhëna të mërkurën për mbijetesën e qeverisë, marrëveshja e Prespës ka shumë gjasë që të votohet edhe nga 3-4 deputetë të tjerë, siç ata kanë lënë të kuptohet, në deklaratat e tyre të deritanishme.

Zjarr Tv Ad