Qyteti i Pogradecit u ‘paralizua’ këtë mbrëmje për shkak të trafikut të rënduar. Nuk ka munguar edhe reagimi i kreut të PD Sali Berisha i cili është shprehur se papërgjegjshmëria e kreut të bashkisë së qytetit bllokoi aksin kombëtar.
Statusi:
“SKANDAL!!
Bllokohet per 4 ore aksi rrugor kombetar. Kreu i Bashkisë Pogradec, bllokoi aksin kombëtar nga ora 18:00-21:30 duke krijuar radhë shumë të gjata në të dy anët e qytetit për 4 orë.
Dënoj aktin e papërgjegjshëm të kreut të bashkisë së Pogradecit, qëndrimin indiferent të policisë dhe organeve të drejtësisë për të cilët ligji nuk ekziston.
Ja cila është pasoja e maratonës së organizuar në qytetin e Pogradecit. Radhë kilometrike në të dyja anët e Pogradecit, për ata që shkonin në Tiranë dhe anasjelltas. Një menaxhim skandaloz, paaftësi e cila bëri që mijëra qytetar, të bllokoheshin prej orës 18:00-21:30. Mos e dhënt Zoti që të kishe një emergjencë, sepse nuk kishte asnjë mundësi ku të kaloje. Nuk jam kundër maratonave, por të cënosh lirinë e levizjes të qytetarëve pa dhënë asnjë alternativë nuk e justifikon këtë organizim. E drejta e lëvizjes është e drejtë kushtetuese dhe nuk ka individ me pushtet që mund ta zhbëj këte fakt.“-shkruan Berisha.