Radhët në QSUT/ Xhepisti i vjedh të moshuarës portofolin, doktorët i japin lekë për biletën të kthehet në Durrës

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrja e shërbimit te qendra e konsultave në spitalin “Nënë Tereza’ është një sfidë për qytetarët në çdo kohë të vitit.

Qytetarët që vijnë nga rrethet, thonë se vonesa shkon në disa orë dhe në disa raste xhepistët u kanë vjedhur edhe portfolin.

Ora News sjell historinë e një pacienteje e cila tregon se si i vodhën portofolin me gjithçka dhe ajo nuk kishte lekë as të kthehej në Durrës

“Në datën 6 isha këtu. Ishte radhë e madhe. Isha e sëmurë nuk mund të hyja dot. Më shtynë dhe më morën 10 mijë lekë, kartë identiteti çdo gjë. Më morën portofolin me çdo gjë”

Tregon se e kishte pyetur policin nëse kishte kamera për të identifikuar hajdutin por ai i kishte thënë se ishte i pamundur identifikimi.

Nëna tregon se për tu kthyer në Durrës, e ndihmuan mjekët.

“Më dha doktoresha 500 lekë dhe një doktor më dha 300 lekë që ika në Durrës.”

Pavarësisht insistimit, përfaqësuesit e spitalit nuk dhanë një sqarim për rradhët e gjata.

Pasi u vu re prania e medies, qytetarët u futën në ambientet e konsultave./ora.news

Zjarr Tv Ad