Ragon Spaho, ja arsyet pse opozita po thyen bojkotin

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edmond Spaho kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, ka reaguar duke treguar arsyet, se pse opozita do të kthehet në Kuvend, pas 6 muajve bojkot.

Në Konferencën e Kryetarëve ai tha se opozita nuk është kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale por për studentët.

“Ne s’jemi kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale, por mbështesim kërkesat e studentëve. Zërin e tyre do të paraqesim atje,” është shprehur ai.

Ndërkohë kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka përshëndetur rikthimin e opozitës në Kuvend ku foli për reformën zgjedhore.

“Të votojmë sëbashku reformën zgjedhore. Duke ditur se do riktheheshit, e depozituam sot në Kuvend ta miratojmë sëbashku të enjten ose të premten,” tha Balla.

Zjarr Tv Ad