Rakipi-Nokës: Para se të shkoni te Rama në Surrel, mos duhet të shkoni te Lul Basha?! Noka: Nuk merremi me qenin, por me padronin!

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike ka rikthyer debatet e forta brenda kësaj force politike, e cila zyrtarisht drejtohet nga Lulzim Basha edhe pse ai është dorëhequr publikisht.

Ylli Rakipi ka pyetur Flamur Nokën në emisionin “Të Paekspozuarit”, se përse zemërimi i tyre është i drejtuar i gjithi ndaj Ramës dhe jo edhe ndaj Bashës, që sot po e mban peng partinë.

Noka deklaroi se merret me “padronin dhe jo me qenin”.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Para se të shkoni te shtëpia e Edi Ramës, mos vallë duhet të shkoni te e Lulzim Bashës? Sali Berisha çohet çdo mëngjes dhe thotë do të shkojmë në Surrel.

Flamur Noka: Pse të shkojmë te shtëpia e pengut, ne shkojmë te e padronit. Në rast se qeni im të kafshon ty, ti to të ndjekësh qenin nëpër lagje apo do të më gjesh mua?

Ylli Rakipi: Ne po flasim për njeri me ndërgjegjie, jo për qenin. Basha ka ndërgjegjie. Ata nuk janë qenie pa ndërgjegjie. Para se të merrni Ramën zvarrë siç thoni, merrni atë njëherë.

Flamur Noka: Në rast se më kafshon qeni jot, unë merrem me ty dhe jo me qenin.

Zjarr Tv Ad