Deputeti Ralf Gjoni, i është përgjigjur Elisa Spiropalit, duke i thënë se; është për të ardhur keq që Shqipëria, nuk realizon dot zgjedhje të lira dhe demokratike.
Gjithashtu, Gjoni shprehu skepticizmin kur tha se; komisionerët e PS-së nuk mund të numërojnë drejt votat për Murrizin apo Topallin.
“Elisë e dashur nuk thashë se më përmende për keq, por të zuri kolla kur flisje për zgjedhjet.
Duam Shqipëri europiane, s’ka vend në Europë e Ballkan që nuk organizon dot zgjedhje të lira e të barabarta. Ne ndryshuam kushtetutën në korrik, por ti bashkë me ata që i kishe në këshill politik ç’ke që i shan? Petrit Vasilin e kishit në tryezë ju.
E the shumë mirë e donit edhe ju depolitizimin, po e donim se e dimë shumë mirë ku fle djalli. Si do kandidojnë partitë e reja? Kush ja numëron votën Murrizit, Topallit apo Patozit? Komisionerët tuaj apo të Vasilit? Ti gëzoni këto zgjedhje”, – kështu është shprehur deputeti Ralf Gjoni.