Ralf Gjoni ka zbuluar sa e ka blerë Shqipëria një dozë të vaksinës AstraZeneca…

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, deputeti Ralf Gjoni, ka zbuluar në Kuvend se sa e ka blerë Shqipëria një dozë të AstraZeneca përmes COVAX. Sipas Gjonit, një dozë AstraZeneca, të cilën shtetet e tjera e kanë blerë për 2 euro Shqipëria e ka blerë për 24 euro.

Gjithashtu Gjoni tha se; me 20 milionë euro që qeveria i ka vënë në dispozicion për të blerë makineritë që do të identifikojnë “gishtin” e shqiptarëve, për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, mund të përdoreshin për të blerë 2.8 milionë doza nga Jonhnson&Jonhnson, vaksina e cila është miratuar së fundmi nga SHBA dhe që është një dozë e vetme.

“Me 20 milion euro që ju doni të blini për të identifikuar gishtat e shqiptareve, për hir të kompanisë së Lulzim, mund të kishim blerë 7 milion doza të vaksinës AstraZeneca, 3 euro për dozë.

Kaq është kostoja, po marr koston maksimale. Mund të kishim blerë 1.6 milion doza të kompanisë Pfizer, mund të kishim blerë 2.8 milion doza nga Jonhnson & Johnson që sapo është aprovuar nga SHBA. Ndërkohë çfarë ndodh i japim 4 milion dollarë COVAX për 141 mijë doza nga AstraZeneca, kjo është çmenduri.

I bie që në nëse nuk gabohem, nëse do marrim 140 mijë doza. I bie që po e blejmë dozën me 24 euro për dozë, nëse kaq është totali. Pra ju po më konfirmoni që vendet e tjera e blejnë me 2 euro ndërsa ne me 24 euro. Në treg do kishim mundur të blenim më shumë dhe t’i dhuronin dhe Kosovës,” ka thënë Gjoni.

 

Zjarr Tv Ad