Ralf Gjoni: Mund të bëjmë kompromis, por nuk tërhiqemi nga listat e hapura

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni thotë se sot është dita e së vërtetës sa i përket Reformës Zgjedhore.

Gjoni i përfaqësuar nga Rudina Hajdari në tryezë thotë se mund të bëhen kompromise për teknikalitete por kurrë për lirinë e votës.

Edhe një herë deputeti i opozitës së re konfirmon se nuk do të ketë tërheqje nga pala e tyre për listat e hapura.

STATUSI NGA RALF GJONI

📣 DITA E SË VËRTETËS! 📣
PS & PD & LSI me sa duket i kanë ngulur thonjtë sistemit dhe nuk duan t’a lëshojnë.

Kjo tregon që kanë frikë nga vota e lirë dhe e drejtpërdrejtë e shqiptarëve.
I bie që këta kanë frikë nga shqiptarët.
Ne mund të bëjmë kompromis për teknikalitete si gishti i dorës apo gishti i këmbës, por kurrë për lirinë e votës, KURRË!
Asnjë tërheqje pas për listat e hapura. Do t’i shkojmë kësaj lufte deri në fund.
Ndaj hapni sytë shqiptarë e zgjohuni nga gjumi. 😴
#VotëELirë
#ListaTëHapura
#Demokraci

 

Zjarr Tv Ad