Ralf Gjoni njofton tërheqjen nga politika: Pata oferta për të qenë në lista, por unë nuk…

0
952
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ralf Gjoni, ka njoftuar tërheqjen e tij nga politika, pas 25 Prillit për shkak s’e nuk ka pranuar që të jetë në asnjë prej listave të deputetëve. Gjoni, ftoi shqiptarët që të dalin në votime, dhe ti vendosin kryqin fletës, ndërsa tha se ky sistem nuk është i sigurtë për ruajtjen e votave.

“Ja Myslym, përsëri me renditje jemi. Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm të fortë për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura.

Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë. Do plotësoj detyrën time si deputet deri në muajin Shtator, ftoj shqiptarët që të dalin në zgjedhje dhe ti vendosin kryqin fletës së votimit”, u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend Gjoni.

Zjarr Tv Ad