Ralf Gjoni: Parlamenti është kthyer në makineri grirëse mishi

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti opozitar, Ralf Gjoni, tha në Kuvend se në gjithë këtë situatë koronavirusi është krijuar një “T”, ku nga njëra anë vijojnë vjedhjet e qeverisë dhe nga ana tjetër trashet shkopi i kësaj qeverie.Sipas Gjonit, Parlamenti po kthehet në makineri grirëse mishi dhe aktet normative po shtyhen me forcë, pa u diskutuar.

Duke u ndalur te propozimi i deputetit Ilir Beqaj për ulje rrogash dhe pensionesh, deputeti opozitar u shpreh se nuk do të lejohet një gjë e tillë nga opozita në Parlament.

“C’po ndodh të nderuar kolegë e qytetarë? Është krijuar një T, nga njëra ana vijojnë vjedhjet e qeverisë, nga ana tjetër po trashet shkopi i kësaj qeveria. Parlamenti po kthehet në makineri grirëse mishi dhe aktet po shtyhen me forcë, tamam si mishi që grihet në makineri. Ne kërkuam të kishim cilësi debate. Parlamenti nuk është zyrë noteriale pas Kryeministrisë. Ekzekutivi duhet të jetë inferior dhe i detyruar të japë llogari në këtë Parlament, por ndodh e kundërta, zullumet po trashen. Kjo situatë po menaxhohet me populizëm, për të rritur autoritarizmin dhe për të fshehur vjedhjen.

Del ky i gjati na thotë të ulim rrogat dhe pensionet. Dilni me gjysmë qese oriz për të ndihmuar njerëzit. Nuk ka populizëm nga ndonjë Beqje a ndonje Teqje tjetër për pensionet, nuk do ta lejojmë këtu në Parlament. Ndërkohë, çfarë po ndodh? Janë vjedhur miliona euro. Në këtë Parlament janë ulur ministra, deputetë që kanë pasur post ekzekutiv, qoftë në mazhorancë, qoftë në opozitë, që kanë vjedhur. Këta individë duhet të ishin sot përpara SPAK dhe gati për ndëshkim. Këtë pret populli. Shqipërisë i duhet një project pozitiv. Ne insistojmë te reforma elektorale”, tha Gjoni.

Zjarr Tv Ad