Rama, Ahmetaj dhe vëllezërit që vidhnin shalqinj

0
284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genci Gjokutaj sjell një barsoletë si reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për çështjen “Ahmetaj” dhe pretendimeve të ish-ministrit të Financave për pafajësi.

Gjokutaj tregon historinë e dy vëllezërve në Myzeqe që vidhnin shalqinj aq sa u bënë shqetësim për komunitetin, duke përdorur një “modus operandi” të veçantë: njëri i hipte kalipiç vëllait tjetër.

Kur do gjykoheshin, vëllai që mbante mbi shpinë tjetrin tha se nuk kishte prekur shalqinj me dorë, ndërsa i dyti se nuk kishte shkelur në parcelë.

Në ketë formë, shprehet avokati, po veprojnë dhe Rama e Ahmetaj me aferën e incenratorëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan:

Ne nje fshat ne Myzeqe dy vellezer vidhnin shalqinj naten! Mirepo vidhnin aq shume saqe u bene shqetesim i madh! Dhe çfare ishte me interesantja vjedhjen e kryenin ne nje menyre krejt te veçante! Njeri vella i hipte kalipiç vellait tjeter! Ky i fundit i kepuste shalqinjte dhe i fuste ne nje traste!

Dikur fshataret i kapen i lidhen dhe i nxoren per ti gjykuar ne mes te fshatit! Si i pyeten se pse dhe si vidhnin pergjigja e tyre i habiti te gjithe!

Vellai qe mbante ne kurriz vellain tjeter betohej se nuk kish prekur shalqi me dore, ndersa vellai qe i kish hipur te vellait ne kurriz betohej se nuk kish shkelur ne parcele!

Si keta dy vellezer dhe ne kete menyre ka 10 vjet qe vidhet nga Rama dhe Ahmetaj! Njeri betohet qe nuk kam firmosur kurre ndersa tjetri betohet qe nuk ka prekur leke me dore!

Si vellezerit e meselesë se shalqinjve! Ishalla nuk presim shume derisa te gjykohen! Njeri eshte arratisur ndersa tjetri del “lakuriq” ne TV e na tregon perralla nga Hans Kristian Andersen me bindjen qe eshte i veshur madje me sqimë!

Zjarr Tv Ad