“Rama aktroi nga fillimi në fund”, Tabaku pas 10 orëve në Komision: Bëri mburojën më të mirë për ata që janë në kërkim

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, ka folur për gazetarët pas senacës maratonë prej 10 orësh ku dëshmoi kryeministri Edi Rama.

Ajo u shpreh se Rama aktori nga fillimi deri në fund të dëshmisë, teksa e akuzoi se bëri mbrojtejn më të mirë pë rata që janë në këkrim. Taba ku u shopreh se kësaj çështje do ta çojë përpara në organet e drejtësisë.

“Dëshmitari e mbron korrpusionin dhe ua la të tjerëve. Shqiptarët nuk dëgjuan se si ka mundësi që 3 të shpallur në kërkim nuk po përballen me drejtësinë. Rama dështoi për të thënë se ku kanë shkuar 100 milionë euro, dhe si I është dhënë kontrata një kompanie pa eksperiencë. Injoroi me arrogancë të plotë cdo ligj, bëri mburojën më të mirë për ata që janë në kërkim. Unë prisja, ne kemi dokumentet por çudia më e madhe është me këtë kryeministër që ka dy ish-ministra në qeli dhe krenohet.

Rama shet vartësit e tij dhe mbron veten por mbrojtjaa politike që i bëri sot kësaj afere është e paprecedentë. Kjo nuk është e rastësishme, ai e di se çfarë ka ndodhur, që nuk ka incenerim por pastrim parash. Sot e gjithë propaganda e tij ishte për 430 milionë euro por nuk e zhbën dot se aktroi nga fillimi deri në fund. Jemi të vendosur për ta çuar këtë përpara në organet e drejtësisë”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad